Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) do të nisë të aplikohet nga muaji Maj i vitit 2023.
Qytetarët duhet të paguajnë një tarifë 7 euro për të hyrë në shtetet e Bashkimit Europian.
ETIAS nuk është njësoj si një vizë, ajo del më shpejt, aplikohet në internet dhe nuk kërkon informacion biometrik.
Për të siguruar një të tillë qytetarët duhet të paguajnë një tarifë 7 euro, njësoj si ESTAS në SHBA.
Udhëtarët nga shtetet e BE-së janë të përjashtuar nga kjo tarifë dhe kanë lirinë e lëvizjes në vendet e unionit. Por për të gjithë të tjerët që hyjnë në bllok nga një vend që më parë nuk kërkonte vizë, ETIAS do të jetë i detyrueshëm.
Lëvizja prek rreth 60 vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, të cilat humbën lirinë e lëvizjes në vendet e unionit pas Brexit. Ndërsa për ata që më parë duhej një vizë nuk ndryshon asgjë.
Si bëhet aplikimi
Procesi i aplikimit do të jetë nëpërmjet një sistemi IT të automatizuar, me aprovimin e dhënë “brenda pak minutash”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE.
Koha maksimale për miratim mund të jetë deri në një muaj në raste shumë të jashtëzakonshme.
Të gjithë ata që u refuzohet aplikimi do të kenë mundësinë e apelimit.
Autorizimi ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh në shtetet e BE për tre vjet.
Megjithatë, përfituesit duhet t’u përmbahen rregullave për qëndrimin në këto shtete. Kosto e ETIAS do të jetë 7 € (7,35 dollarë) për qytetarët e moshave nga 18 deri në 70 vjeç.
Nuk është ende e qartë nëse të tjerët do të kenë një tarifë të reduktuar ose do ta përfitojnë atë falas.