Edhe Australia së fundmi është futur në hartën e koncerteve e mbrëmjeve muzikore të këngëtarëve shqiptar.
Duke pasur parasysh largësinë, artistët atje udhëtojnë për ture koncertesh.
Kështu ka vepruar edhe kohë më parë këngëtarja Nora Istrefi, por sipas Alesio Alaj, koncertet e saj nuk rezultuan suksesshëm, të paktën sa i përket fitimeve.
Menaxheri në një lidhje direkte me ‘’Shqipëria live’’ tha se ndodh që të dalë në humbje me artistë dhe këtu veçoi rastin e Nora Istrefit.
”Nora s’ka hite, unë i bëra një favor tur menaxherit të saj, Enis Fetahut. E mora Norën në periudhën kur ishte festa e pavarsësisë së Kosovës, për ti bërë nder dhe humba lekë nuk fitova”, ka thënë Alesio për këngëtaren nga Kosova.
Por ai zbuloi se përkundër që vet nuk fitoi, Nora mori paratë e saj.
‘’Kur vjen në Australi duhet të kesh të paktën mbi 1 orë materiale në skenë, është shprehur Alesio duke shtuar se shumë këngëtar nuk kanë as 30 minuta line-up në skenë’’