Nga komenti për lojën e Kiarës te kritika për Luizin, Klea Hita komenton çiftin e BBV

Pasditen e djeshme, e ftuar në programin “Ftesë në 5”, moderatorja Klea Huta ka folur ndër të tjera edhe për lojën e Kiara Titos brend shtëpisë se “Big Brother Vip Albania”.

Vajzat janë mikesha të mira me njëra-tjetrën dhe për këtë arsye si cdo shoqe e ngushtë, Klea ka edhe disa “hatërmbetje”.

“Kam një dy fjalë kur të dalim. Nuk më tha kur u fut. Bravo për guximin. Ka disa periudha në jetë që zgjedhje të tilla janë të domosdoshme”, u shpreh Klea.

E padyshim, gjatë bisedës nuk kishte si të mos ndalej edhe te “dasma” mes Kiarës dhe Luizit.

“Më tha Elgiti s’të ftoi shoqja. Ishte shumë moment i bukur. Isha në punë në teatër vetëm kur vjen një kolege nga dera dhe më thotë u puthën”, tha artistja.

E pyetur se cili banor ka bërë më pak gabime gjatë qëndrimit në shtëpi, Klea u përgjigj pa hezitim se:

“Kiara nuk ka bërë asnjë gabim”.

Por nga ana tjetër ka disa kritika për “dhëndrin”.

“Kalon në ofendime dhe përdor dhunë verbale, unë nuk jam dakord”.

E pyetur për Olta Gixharin, këngëtarja refuzoi të japë komenton, duke nënkuptuar se nuk i pëlqen loja e saj.