Nga indiferenca e deri te ‘Unfollow’! Cmendet rrjeti, ky detaj po na ben te besojme se dyshja po kerkon vemendje me ‘dramen’ e tyre (FOTO)

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” lindi një histori dashurie mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, një histori shumë e gjykuar për shkak të raportit të mëparshëm të Donaldit me ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin.

Jashtë prisnim që të shihnim se si do të shkonte marrëdhënia e tyre, por duket se nuk zgjati shumë.

I rikthehemi edhe njëherë postimeve që Trix-a bëri ditën e djeshme për Donaldin, kur tregoi që historia me të ka qenë e “rreme”.

Mesa duket nëpër rrjet, po qarkullon një foto që këngëtarja postoi ditën e djeshme në ‘story’ e cila duket që ka veshur të njëjtën xhaketë si të Donaldit kur ishte në finale.

Ndonëse këngëtarja e ka bërë shumë të qartë krisjen me aktorin, duke i bërë ‘unfollow’, njerëzit ende mendojnë që mund të ketë diçka mes tyre.

https://www.instagram.com/p/CaUncHQN99z/?utm_medium=copy_link