Nga identiteti te detajet shokuese, kjo është vajza që shfaqet në zyrën e Safet Gjicit

Sipas burimeve në rrjet, Alma Kaçi thuhet se është vajza që u filmua në zyrën e Safet Gjicit, në videon që qarkulloi me shpejtësi në rrjete sociale.

Ajo përdori një kamera të vendosur në çantën e saj, e lënë përballë tavolinës ku u krye akti seksual, për të filmuar ish-kryebashkiakun e Kukësit.

Burime bëjnë me dije se vajza është një agjente e mirëtrajnuar, për të nxjerrë në pah epshet e papërmbajtura të zyrtarëve të lartë. Me origjinë ajo është nga Berati por jeton në Durrës dhe vepron e mbrojtur nga një grup kriminal. Dyshohet se Alma Kaçi shfrytëzonte “kauza sociale” për tu takuar me zyrtarë të lartë, politkanë, njerëz të njohur e biznesmenë.

Qëllimi është mjaft i thjeshtë, grupi që e ka infilturar shantazhon më pas viktimat duke u vendosur gjoba. Burimet kanë thënë se vajza ka edhe video të tjera, ende të papublikuara me persona të njohur në Shqipëri.

Burimi: /JOQ Albania