Moderatorja Xhemi Shehu eshte nje nga personazhet publik qe rralle here organizon pyetesor me ndjekesit e saj.
Mirepo, kesaj here ajo vendosi te shuante disa kuriozitete te tyre duke mirepritur pyetje.
Fillimisht ndjekësit nisën ta pyesnin për dietat dhe si e trajton fytyren e më pas pyetjet kaluan tek televizioni.
“Nuk mbaj dieta, vetëm detox që funksionon më së miri dhe ndihmon për pastrimin e organizmit. Mundohem të jem në formë me palestër, me masazhe anticelulit. Të pranojmë që celuliti nuk ikën ndonjëherë, të paktën ky i imi jo, por thjesht bëhet më pak i dukshëm kur pini shumë ujë, bëni trajtime. Pastaj me fytyrën t’ju them të drejtën merrem shumë”, tha Xhemi.
E pyetur me kë do të donte të futej në “Big Brother VIP 2”, Xhemi u përgjigj: “Me Salsano Rrapin.”
Moderatorja tregoi se programi që ka dashur më shumë nga ato që ka prezantuar është “Portokallia”.
“Është e vërtetë që do prezantosh një spektakël të madh në Klan në shtator?”, e pyet një tjetër. Xhemi nuk ka dhënë përgjigje por ka publikuar një video duke ecur, duke mos dhënë një përgjigje.
Pak kohë më parë në një intervistë Xhemi tha se do e shohim vetëm në Top Channel dhe nuk do prezantojë në asnjë ekran tjetër.