Duke qenë se edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e “Big Brother VIP” , banorëve u është bërë një propozim për të darkuar me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh. Për këto takime ata duhet të paguajnë para të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro.
Teksa dy vizitorët e parë ishin opinionistët e formatit, Arbri dhe Balina, sonte shtëpia më e famshme në Shqipëri ka mirëpritur miqtë e tyre, njëkohësisht edhe personazhe publike shumë të dashura.
Agrona Llakaj, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flori Gjini, Salsano Rrapi darkuan mbrëmjen e sotme me 6 banorët Donaldin, Ilirin, Beniadën, Monikën, Einxhel dhe Arjola duke falur shumë të qeshura dhe biseda të ngrohta.
https://www.instagram.com/tv/CZ0BeerlN_n/?utm_medium=copy_link
Ndërkohë në vijim pritet që në shtëpi të hyjnë edhe disa nga ish-banorët dhe Arbana.