Mikela Pupa ishte e eleminuara e javës së shkuar nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Në një përballje me Dean, pas shpëtimit te Oltës dhe Luizit nga publiku, Mikela ishte më pak e votuara për të vazhduar rrugëtimin e saj.
Mirëpo, së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Top Albania Radio”, ku u duk jo fort e kënaqur.
Mikela u shpreh se e shihte veten si një konkurrente më të fortë se Dea dhe se sipas saj e shpëtoi puthja me Amosin nga eleminimi.
E pyetur nga moderatorja nëse i erdhi keq për largimin e saj, Mikela u përgjigj:
“Normalisht që më erdhi keq, nuk e meritoja të dilja. Unë e thashë edhe atë ditë kur dola, po të kisha gjetur ndonjë të puthesha edhe do kisha shpëtuar nga eleminimi. Në dinamikat e lojës unë isha shumë më e fortë se Dea”- u shpreh Mikela ndër të tjera.
Një tjetër pyetje që iu drejtua ish banores së BBV ishte për mendimin e saj në lidhje me humorin e Deas.
“Humor i zi, Dea që jashtë ka patur humor të zi, nuk është se ndryshoi gjë brenda”- u shpreh Mikela, duke iu referuar deklaratës së bujshme në lidhje me fëmijët jetim.