Ai është sipërmarrës, por prej disa kohësh është bërë pjesë e medias rozë, që në momentin kur u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren Fjolla Morina, marrëdhënie e cila u finalizua me një martesë përrallore në Maldive një vit më parë.
Mirëpo përgjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme të ndryshme mbi jetën e tyre dhe këtë pas shumë pikëpyetjeve e zbuloi vetë Fisniku me anë të një InstaStory duke shkruar:
“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit tuaj, po iu përgjigjem. Single dhe free si zogu dhe më i lumtur se kurrë”.
Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar nëpërmjet një lidhjeje me Skype për emisionin “Wake Up”, ku ka folur për herë të parë për ndarjen e tij nga këngëtarja.
Fisnik prej disa kohësh emri yt lakohet nëpër median rozë. Si i ke pritur këto lajme here pas herë? Të kanë shqetësuar?
“Normal është diçka interesante por kur hap rrjetet sociale dhe sheh veten nëpër portale është e çuditshme. Por tani nuk e vras më mendjen. Më kanë shqetësuar kur më kanë nxjerrë fëmijët. Mediat nuk i kanë kursyer dhe fëmijët dhe kjo më ka brengosur.”
Një vit më parë kurorëzove marrëdhënien tënde me këngëtaren Fjolla Morina në Maldive, një dasmë përrallore. Sa kushtoi kjo dasmë?
Çmimin nuk mund ta them, por ka kushtuar shumë. Ju e dini sa kushtojnë pushimet aty, merreni vetë me mend s aka kushtuar dasma.
Je penduar që vendose të marrësh një hap të tillë në një kohë të shkurtër, duke e finalizuar me martesë?
Nuk mund të them se jam penduar. Nuk jam penduar për asgjë në jetë.
Pas pyetjeve dhe aludimeve të shumta lidhur me krizën në marrëdhënien tuaj ke qenë pikërisht ti ai që ke reaguar me anë të një postimi në InstaStory që tashmë je single dhe free si zogu.
Çfarë çoi në krisje të marrëdhënies tuaj për të marrë këtë vendim?
Tani jam single siç e kam bërë publike. Nuk kam qejf që të jap detaje. Unë jam tipi që kur ha e pi me një njeri, nuk kam qejf që të flas më për të. Kështu rrodhën gjërat. Ishte një vendim i paqtë, të dy kemi rënë dakord, i kemi shkëputur çdo kontakt.
E përjashton kategorikisht një mundësi rikthimi me Fjollën ndoshta pasi t’i shikoni gjërat pak më ftohtë?
Kur thyhet një gotë nuk ngjitet më. Kështu jam edhe unë. Nuk e kthej më pas”, u shpreh Syla.