Ditët e fundit kanë nisur dyshimet se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë nisur të flirtojnë me njëri-tjetrin pasi shfaqen shumë të afërt.
Madje ka pasur komente të shumta që pretendojnë se dalja e Semit do të afrojë më shumë aktorin me këngëtaren. Edhe banorët e kanë vënë re afrimitetin mes tyre dhe shpesh i ngacmojnë, madje i quajnë edhe çift.
Sakaq, sot Donaldi ka bërë një bisedë me DJ PM, ku ky i fundit e ka pyetur se si do përgjigjej nëse e pyesin a je në një lidhje.
“Nuk e di çfarë të më vijë. Unë asnjëherë nuk bëj gjë kot. Nuk e kam vështirë të flasë.”- iu përgjigj Donaldi shkurt, duke mos zbuluar se çfarë po ndodh realisht mes tij dhe Beatrix.
Më herët kur u ngacmuan nga Antonela, aktori e konsideroi Beatrix femër super të bukur.
View this post on Instagram
Nëse ata po flirtojnë me të vërtetë apo janë thjesht shokë mbetet për tu parë. Gjithsesi një përgjigje e presim nesër gjatë spektaklit.