Aktoren e famshme të “50 Shades of Grey”, e kemi parë gjithnjë si brune dhe kur dikush nuk eksperimenton shumë me flokët, kurioziteti për të parë si do dukej ndryshe mbetet gjithnjë i madh.
Në tetor, Johnson u pa duke filmuar spin-off-in e ardhshëm të “Spider-Man Madame Web”, me flokët e saj të zakonshëm të gjatë të errët dhe balluke. Këtu ajo është me aktoren Sydney Sweeney:
Në dhjetor, ajo është parë duke filmuar një film tjetër në New York, “Daddio”, me aktorin Sean Penn, nga regjisorja Christy Hall. Këtu aktorja është 100% bjonde dhe është e vështirë të dallojmë a është paruke.
Sidoqoftë, duket shumë shumë reale.
Burimi: /Glamour, Anabel