Ai ju shkruan vetëm gjatë fundjavës… dhe zakonisht në orë të vona
Nëse nuk kujtohet për ju gjatë javës, as edhe me një mesazh të thjeshtë “Si të shkoi dita?”, por vetëm në fundjavë, vonë, pasi ka dalë me miqtë e tij… na vjen keq, por ai po luan fuqishëm me ju.
Në mendjen e tij, ai i ka mbaruar të gjithë njerëzit e rëndësishëm, ndaj kujt i erdhi radha? Oh, asaj vajzës që rri dhe pret mesazhet e tij!
Mos e lejoni veten të bëheni një “kalim kohe” për dikë. Askush nuk duhet të jetë në një situatë të tillë.
Ai ju shkruan vetëm kur është xurxull
Dua Lipa e ka thënë mirë: “Don’t pick up the phone / You know he’s only callin’ ’cause he’s drunk and alone” – “Mos e ngri telefonin / Ti e di që ai po të merr vetëm sepse është xurxull dhe i vetmuar”.
Kushtojini ndonjëherë rëndësi tekstit, jo vetëm melodisë!
Pastaj, nuk e kuptojmë. Kur ka qenë ndonjëherë bukur të flasësh me një person të bërë thumb? Ngrijini standardet vajza!
Ai ju flet për vajza të tjera
Një nga gjërat më të parespektueshme që mund të bëjë një mashkull, është të flasë për femra të tjera me ty. Nuk po flasim për shoqe të tij, nuk duhet të jeni xheloze të sëmura, por nëse ai flet në mënyrë seksuale për një femër tjetër… a ka vërtet nevojë për shpjegim?
Ai nuk ju prezanton me miqtë e tij
Kjo shenjë është një flamur i madh i kuq në fytyrën tuaj. Nëse ai ju fsheh sikur t’i vijë turp nga ju, ashtu siç ne fshehim një njollë në bluzë, si mund ta lejoni t’ju trajtojë në mënyrë të tillë?
Jepi duart, shoqe!
Duhet të bëni seks sa herë dilni me të
Kujtohuni: Kur ka qenë hera e fundit që thjesht keni dalë me të? Takimi i parë? I dytë?
Që kur keni bërë seks bashkë, ai nuk njeh më vende të tjera për t’ju çuar, përveçse në shtrat.
Mund ta pëlqeni seksin me të, por ju pëlqen që ai t’ju trajtojë si kukullën e tij personale? Sa herë ju kanë folur miqtë tuaj kundra zakoneve tuaja?/ BORDO