Disa ditë më parë, Dea Mishel arriti të fitojë “Testin e Inteligjencës” në “Big Brother VIP”, megjithëse shumë prej përgjigjeve të saj janë bërë “meme” në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë ka reaguar së fundmi dhe gazetarja e njohur, Sonila Meco.
Teksa ka bërë një postim të gjatë në Facebook, Sonila shkruan:
“Nuk na e ka fajin Dea Mishel, nuk na e ka!Po si ka mundësi vëmë kujën për formimin e një të reje shqiptare, që jeton e studion këtu dhe nuk ka marrë përsipër të promovojë asnjë institucion arsimor në vend duke e mallkuar, sharë, fyer, denigruar, masakruar si individ kur britma duhej të vinte oshëtimë prej këtij lajmi:“Prej 20 vitesh, grupi spanjoll Cybermetrics Lab përgatit një renditje të universiteteve në nivel botëror, mbështetur në volumin e përmbajtjes së tyre në internet, për shikueshmërinë dhe ndikimin e punimeve të këtyre universiteteve, bazuar kryesisht në citimet e tyre në punimet e studiuesve të tjerë (Webometrics Ranking of World Universities).I pari mes universiteteve shqiptare renditet Universiteti i Tiranës, që mban vendin e 3972-të në botë, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në vendin e 4379-të në botë.Pozicioni i Shqipërisë është i dobët krahasuar edhe me vendet fqinje të rajonit. Mes pesë vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë), numërohen 14 universitete që kanë renditje më të larta se universiteti i parë shqiptar (Universiteti i Tiranës).Universiteti i parë në rajon renditet Universiteti i Beogradit, në vendin e 443-të në botë, i ndjekur nga Universiteti i Novi Sadit, në vendin e 963-të, Universiteti i Nishit, në vendin e 1487-të. Ndër universitetet me pozicionim më të mirë se Universiteti i Tiranës renditet edhe ai i Prishtinës, në vendin e 2982-të në Botë.”Dea Mishel është pasojë e zgjedhjeve të veta, si çdokush zgjedh të qendrojë injorant, i pa shkolluar, të korruptojë për notat (tek e fundit u korruptua FBI, jo më universitetet tona). Dhe të bësh shënjestër pa mëshirë pasojën pa i hyrë shkaqeve është më dëshpëruese se njohuritë e Deas, që nuk ka marrë përsipër të përfaqësojë kënd tjetër veç vetes. Edhe të fitojë famë duke e përçmuar po deshi.Po si do t’ja bëjmë me arsimin, edukimin, institucionet tona të rraskapitura që nga Universitetet e deri tek Akademia e Shkencave?”.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, si fituese e testit të inteligjencës, Dea Mishelit iu dha një mundësi e artë nga produksioni i “Big Brother VIP”, për të nxjerrë menjëherë në nominim tre banorë.
Dea nuk hezitoi të thoshte emrat e Kiarës, Luizit dhe Efit, me largimin e kësaj të fundit pasi u zgjodh më pak e votuara nga “publiku”.
Ky vendim i Deas nuk i pëlqeu aspak publikut, aq sa e bënë atë të humbasë më shumë se 10 mijë ndjekës në Instagram në pak orë.