Aristela Leka njoftoi së fundmi se është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, teksa shtatzëninë dhe romancën e saj e ka jetuar në fshehtësi të plotë.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” i ka vendosur të birit emrin e veçantë, Kais.
Kujtojmë se Aristela ka qenë një konkurrente mjaft e komentuar në programin e dashurisë.
Pas daljes nga aty ajo është treguar shumë diskrete rreth jetës private dhe nuk dihet ende kush është djali që i ka marrë zemrën.