Blogerja e njohur, Sara Karaj do të bëhet nënë për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, rreth një muaj më parë, përmes një videoje shumë të bukur në Instagram. Ndërsa, këtë herë, Sara ka zbuluar gjininë e bebushit, që pritet të vijë në jetë.
Ajo ka organizuar një super festë, ku familjarët kanë votuar për gjininë. Ndërsa, në fund, së bashku me partnerin e saj, kanë çarë tullombacen dhe kanë mësuar se do të bekohen me një djalë.
Kujtojmë që cifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tomas.