Vera Ora ka reaguar së fundmi në lidhje me videon e Beatrix Ramosajt ku flet për bullizmin që ka përjetuar këto muajt e fundit.
Nëna e këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, e ka postuar videon në fjalë në “Instastory” dhe fillimisht ajo shkruan: “Stop bullizimin, shëndeti mendor ka rëndësi”.
Më pas Vera, e cila është me profesion psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor ka bërë një tjetër postim dhe krahas tij shkruan:
“Jemi komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur-hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit! Pavarësisht se kush është në pyetje bullizimi nuk ka vend në vendin tonë”.
Ndërsa ditën e sotme ka reaguar vetë Beatrix për mbështetjen dhe fjalët që Vera Ora ka ndarë me mijëra fansat e saj.
Më pas Trixa ka falënderuar nënën e këngëtares së famshme shqiptare dhe shprehet se “përulet para gjithë punës së saj për shëndetin mendor”.
“U zgjova këtë mëngjes me këtë postim kaq të rëndësishëm për të gjithë ne! E dimë që bullizmi ka rrënjë të thella, sidomos në një komb të vogël si i yni. Siç e dimë dhe që ditë pas dite mund ta bëjmë një hap përpara për ta tejkaluar atë. Të njohur, të panjohur, publik, jo publik, më besoni një koment dashakeqës dhemb njësoj! Faleminderit Vera Ora, përulem para gjithë punës suaj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut! #inspirim”, shkruan ish-banorja e “Big Brother VIP”.
Këngëtarja e njohur e ka falenduar gjithashtu Vera Orën që e dëgjoi historinë e saj dhe e ndau me të tjerët.
“Unë e vlerësoj vërtet zemrën tuaj të mirë dhe përpjekjen që bëni për ndërgjegjësimin për shëndetin mendor. Faleminderit që bëtë një zë dhe dëgjuat historinë time. #Çdohistorikarëndësi”, përfundon Beatrix.