Përmes një telefonate në emisionin “Ditë pas dite” nëna e Luiz Ejllit ka thyer heshtjen dhe ka folur për lojën e djalit të saj në “Big Brother VIP”.
Ajo tregoi se është e lumtur për këtë rrugëtim të tij në program, tek shtoi se uron të ketë sa më pak njerëz negativë brenda, besojmë se e dimë kujt i referohet.
“Jam e lumtur që Luizi është mirë. Aty është një lojë e madhe nervash për të gjithë. Uroj të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shijojnë. Do kisha dashur të isha aty por gjendja shëndetësore nuk ma lejon”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se fenomeni Luiz po vazhdon ende të përflitet kudo nëpër rrjetet sociale e jo vetëm.
Ditën e sotme u vu re se Luizi kishte thyer rekordin e klikimeve në Tiktok që e mbante Donald Veshaj. Tashmë ky i fundit numëron mbi 1.3 bilion shikime, ndërsa Luizi mbi 1.5 bilion.