Dy dite me pare, Neda Balluku tregoi ekskluzivisht ne “Perputhen” se eshte shtatzene per here te trete.
Opinionistja gjithashtu tregoi se eshte ne pritje te nje vajze.
Megjithese nuk tregoi me shume detaje me heret, se fundmi ka qene e ftuar ne “Ftese ne 5” ku nder te tjera tregoi dhe si reagoi Ogreni.
“Më kujtohet kur e mora në telefon dhe i thashë ‘të lutem duhet të vish në shtëpi’ dhe është një gjë që unë nuk e bëj kurrë. Pra unë s’jam nga ato partnere që jam gjithë kohës në telefon, ndaj ishte një telefonatë e çuditshme për Ogrenin. Erdhi menjëherë dhe pastaj ia thashë. Ai është ndryshe nga unë, është optimist i pashërueshëm, e sheh gotën plot fare. Ai thotë gjithë kohës që jemi shumë mirë dhe kjo më ka ndihmuar shumë në shtatzëninë e tretë. Se ka një ndryshim shumë të madh të bëhesh nënë për herë të parë dhe pastaj për herë të tretë”.