Në video me artisten e njohur italiane, Luana Vjollca ka gati surprizën e radhës për fansat

Në disa video të publikuara në rrjete sociale, Luana Vjollca duket se ka gati një tjetër surprizë për fansat.

Ajo është shfaqur së bashku me Fabiola Baglieri, aktorja dhe TikTok-erja e njohur italiane, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim, projekt apo do të jetë e ftuar në “Zemër Luana”.

Ata ishin së bashku në makinë duke kënduar këngën virale tashmë “Flowers” dhe duke lënë të pazbuluar surprizën që mezi presim ta shohim.