Pervec teleshikuesve te shumte, programi “Zemer Luana” po vazhdon te thyeje rekorde shikueshmerie edhe ne rrjetet sociale.
Ne vetem nje muaj qe nga fillimi i transmetimit, faqja zyrtare e programit ka ndare lajmin se ka arritur plot 10 milione shikime ne YouTube.
Kujtojme se pas publikimit te puntates se pare te programit argetues, u vu ne dyshim vertetesia e shikimeve, pasi ne shume pak dite u arrit shifra e 1 milione klikimeve.
Mirepo, me vone u be e ditur nga “Acromax” se te gjitha klikimet ishin reale dhe nuk kishte asnje te blere.