Në shtrat me një vajzë, mos Stresi sapo na zbuloi të dashurën edhe pse u deklarua beqar?!

Stresi ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit sa i përket jetës së tij private, sidomos lidhur me femrat.

Pasi një video ku shihej me një vajzë misterioze u bë publike nga “Afterparty”, reperi tha se vajza ishte vetëm një shoqe e tij.

https://www.instagram.com/reel/CjLGqEvpOue/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali . E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh. Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur. Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral. Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”, theksoi reperi.

Por edhe pse u deklarua beqar ai ka ngjallur sërish dyshime për një romancë.

Në një foto të ndarë nga reperi në Instagramin e tij, ai shfaqet në krevat me një vajzë, identitetin e së cilës ka preferuar të lërë mister.

Në foton e publikuar nga Stresi, duken vetëm të pasmet e vajzës në fjalës.

Si përshkrim të imazhit, reperi ka zgjedhur të vendosë edhe këtë herë vetëm një ikonë peshkaqeni.