Ne rruget e Ukraines, sot te shkaterruara nga pushtimi Rus, kengetarja shqiptare gjendej ne cdo poster te vendit! Per ke behet fjale?

Ishte viti 2017 kur fama e Arilenës bëri jehonë deri në shtetet e Evropës Lindore me hitin e saj “Nëntori”.

Ndaj, një nga personat e prekur për luftën mes dy vendeve fqinje Rusi-Ukrainë është edhe këngëtarja shqiptare Arilena Ara.

Në rrugët e Ukrainës që sot po bombardohen nga rusët dikur qëndronte posteri i Arilenës ku paralajmërohej koncerti i saj.

Por jo vetëm kaq. Arilena nuk mbajti koncert vetëm në Ukrainë por edhe në Rusi duke rrëmbyer çmimin “Platin”.

Kënga “Nëntori” e Arilena Aras kishte rrëmbyer atëkohë mbi 10 milionë shikime në kanalin e Youtube e për këtë fakt ajo ishte shpërblyer në festivalin e njohur “Europa Plus” në Rusi.

Duke i pasur kaq të freskëta këto kujtime të para pesë viteve edhe Arilena ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e tanishme mes Rusisë e Kroacisë, e cila i ktheu pas fotot e videot nga koncertet e saj