Në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e bebit që pret Fifi

Po bëhen javë që nga momenti kur Fifi surprizoi një publik të tërë.

Këngëtarja e njohur bëri me dije se është në pritje të ëmbël teksa merrte pjesë në “Festivalin e Këngës”.

Mirëpo së fundmi, burime për “Panorama” kanë konfirmuar se Fifi është në pritje të një vajze.

Burimi shton se sekretin e këngëtares e zbuluan miqtë e saj të afërt.

Përsa i përket jetës profesionale të Fifit, pak më parë ajo iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” për të performuar.