Në pritje të ëmbël! Kiara Tito ngre dyshimet tek ndjekësit me pamjet e fundit

Kiara Tito dhe Luizi vazhdojnë të jenë padiskutim një nga çiftet më të ndjekur dhe të komentuar.

Dyshja filluan njohjen e tyre brenda mureve të shtëpisë vip dhe sot vijojnë të shfaqen përkrah njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë.

E së fundmi, pamjet e Kiarës në rrjet kanë ngritur dyshimet tek ndjekësit se ajo është në pritje të ëmbël.

Moderatorja shfaqet me një fustan të gjerë i cili të jep përshtypjen e një barku të rrumbullakosur.

Megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar ndjekësit mendojnë se një bebe mund të jetë rrugës.

Kujtojmë se në daljen e tyre të fundit çifti janë shprehur se janë gati kurdo që të vijë ky moment.