Mbrëmjen e sotme këngëtarja Ronela Hajati ka qenë e ftuar në “A night Show”.
Shumë e komentuar, Ronela ka fituar dashurinë dhe pëlqimin e fansave, dhe tashmë numëron disa hite në karrierën e saj muzikore.
Në këtë intervistë kaq speciale, ajo zbuloi shumë, jo vetëm nga karriera e saj, por edhe nga jeta personale, ndjesitë, emocionet dhe kujtimet e saj. Teksa u shpreh për fëmijërinë, ajo foli edhe më tepër për prindërit, teksa zbuloi se kujt i ngjan më shumë.
“Gocat zakonisht ngjajnë me baballarët, por unë i kam ngjarë jashtëzakonisht shumë. Me kalimin e kohës mami ma ka futur në gjak mënyrën e saj e të të sjellurit, dhe jam shumë edhe si mami në disa momente. Por i ngjaj shumë babit sepse ai ka qenë autoritar, por ka patur shumë humor. Ka qenë njeri shumë tolerant deri në një pikë që po ta kaloje e ke patur fajin vetë. Unë jam e tillë. Shumë tolerante, shumë mirëkuptuese, dashamirëse.”
Artistja theksoi njërin nga tiparet e babait të saj gjithashtu, që është pikërisht pozitiviteti. E tillë përpiqet të jetë edhe vetë Ronela, pozitive dhe optimiste gjatë gjithë kohës.
“Mendoj që njeriun po ta rrisësh me pozitivitet, me optimizëm, me dashuri mund të bëjë gjëra të mrekullueshme. Mendoj që i kam ngjarë babit. Kam shumë pozitivitet brenda vetes dhe mendoj se gjërat gjithnjë do shkojnë mirë. Kështu ishte dhe babi. Ndërsa mami është më dramatike…”