Lidhja e saj e fundit publike ishte me modelin Anwar Hadid, nga i cili u nda në dhjetor 2021.
Dhe të dielën mbrëma, Dua Lipa, mjaft elegante me një veshje tërësisht të zezë, u fotografua ndërsa u largua nga festa e “Netflix BAFTA” me një mashkull misterioz me mjekër.
Ylli i popit kishte veshur një xhaketë oversize dhe pantallona lëkure, të kombinuara me një crop-top. Shoqëruesi i Duas u shfaq me një pallto të errët me kapuç dhe një kapele, të cilat ia mbulonin disi fytyrën.
Dyshja u larguan së bashku me të njëjtën makinë.
Dua ishte në një lidhje dyvjeçare me modelin Anwar Hadid, 23 vjeç, përpara se të ndaheshin në dhjetor 2021.
Dua dhe Anwar ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në qershor 2019 pasi u panë në Festivalin e Muzikës Britanike Summer Time në Londër.
Burimi: /Revista Class