Vitin e kaluar Robert Berisha ishte kryefjalë e mediave për lidhjen e tij me modelen Laureta Maqedonci.
Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre duke u shfaqur të dashuruar në mediat sociale, me foto romantike e intime.
Mirëpo, pas disa muajsh, i dhanë fund romances.
E duket se tani Roberti ka nisur një lidhje të re. ‘Prive’ ka fotografuar këngëtarin mbrëmjen e djeshme pranë një vajze bjonde.
Ata janë kapur duke ecur bashkë dorë për dore duke shtuar aludimet se kanë nisur një romancë.
Vetë këngëtari nuk ka reaguar ende lidhur me lajmin.