Ne nje lidhje me Anen e “Perputhen”? Flet per here te pare kengetari Bardhi

Bardhyl Idrizi apo Bardhi ka qenë i ftuar së fundi në emisionin e Meriton Mjekiqit. Përveç freestyle-ve, ai nuk arriti t’i shpëtoje edhe disa pyetjeve të tjera.

Kengetari u pyet edhe për thashethemet e shumta për një lidhje me Ana Lleshin konkurente e Për’puthen.

Bardhi hoqi të gjitha dilemat dhe hodhi poshtë mundësitë për një gjë të tillë.

“E përshëndes Anën. E kam shoqe të mirë. Ajo ka pas me qenë pjesë e një videoklipi tem por kënga u shty dhe s’u ba hiq” tha reperi, duke shuar zërat për lidhje dashurie dhe se mes tyre ka vetëm miqësi”, u shpreh Bardhi.

Këngëtari numëron shumë hite dhe së fundi ka paralajmëruar edhe tri bashkëpunime të reja që nuk dihet ende se me kë.