Mes Kristit dhe Kejsit po shihet si mundësi krijimi i një romance, nga ana e banorëve por edhe e publikut.
Pak ditë më parë, në një bisedë me Olta Gixharin, Kejsi nuk e mohoi faktin se ka një pëlqim për Kristi e sakaq ky i fundit ka nisur flirtet e para ndaj saj.
Pas spektaklit të djeshëm, banorët patën mundësinë të shijonin një festë në oborr, ku Kristi vendosi të qëndronte krah Kejsit, madje t’i kërkonte puthje disa herë.
Nga ana tjetër, duket se kjo e fundit është vënë në siklet disa herë, duke shfaqur dukshëm pëlqimin e saj ndaj Kristit.
Mirëpo, kujtojmë se Kristi po përflitet për një lidhje jashtë shtëpisë, gjë që e pranoi edhe në puntatën e parë të hyrjes në shtëpinë e BBV.
Atëherë, do të shihet në vijim nëse Kristi do të jetë i gatshëm të krijojë një lidhje brenda shtëpisë.