Luiz Ejlli vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut. Mes tyre, dy fjalë për këngëtarin i ka thënë së fundmi dhe Alban Skënderaj.
Teksa ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me Miriam Canin duke kënduar në një koncert, Albani përmendi një moment edhe emrin e Luizit.
Ai tregoi në një farë mënyre para shqiptarëve se Luizi është banori i tij i preferuar.
“Mëngjes, drekë, darkë. Ka qënë Luizi patjetër, është i mrekullueshëm”, tha Albani.
Kujtojmë se hashtagu i Luiz Ejllit në rrjetin social TikTok, ka kaluar mbi 3 bilion shikime.