Aktorja Delinda Disha pak ditë më parë ndau me ndjekësit lajmin e trishtë të humbjes së binjakëve.
Ajo dhimbjen e ka kthyer në forcë duke frymëzuar pafund goca dhe gra me rastin e saj.
Delinda është kthyer në teatër me një rol të ngjashëm me atë që përjetoi në jetën reale në një komedi të hidhur ‘Celulë seksuale’. Në postimin e fundit nuk i kurseu disa fjalë prekëse:
‘Në kutinë e shpirtit janë shumë kujtime. Midis tyre dhe hidhërime e prap në fytyrën time nuk më shpëton një buzqëshje e ngrirë. E shkuara kujtohet, e tashmja jetohet, e ardhmja kërkohet.’
https://www.instagram.com/p/Cbp9asWMyfq/?utm_medium=copy_link