Vajza e Niko Peleshit, Aleksia është bërë nostalgjike dhe ka ndarë një fotografi kur ka qenë shumë e vogël.
Me rastin e 1 qershorit, ajo ka foton ku shihet bashkë me të atin, ndërsa ky i fundit e mban në krahë.
“S’e di kush është më cute, unë apo babi”, shkruan Aleksia.
Në një foto tjetër, Aleksia ka shkruar: “Gëzuar 1 Qershorin nga bobi i lagjes”.
Kujtojmë që Aleksia ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi konfirmoi se i ka dhënë fund lidhjes me Romeo Veshaj. Ajo theksoi se ishte nxituar duke e bërë lidhjen publike.
Nga ana tjetër, Aleksia tha se ishte ndjerë e sigurt pasi aktori e kishte prezantuar si të fejuarën dhe se madje kishin bërë plane për martesë.