Semi Jaupaj morri një vëmendje të madhe pas pjesmarrjes në “Big Brother VIP”, duke u përfolur shumë në çdo media.
Ajo ka shprehur se u bë pjesë e asaj eksperience për të provuar veten dhe normalisht ky vit që po lëmë pas ka qenë me plot sfida për të.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo shkruan për vitin që po lihet pas, duke e quajtur një zhgënjim në jetën e saj.
“Në këtë vit nuk jetova 365 ditë. Në këtë vit luftova 365 beteja. Disa i humba e disa i fitova. Kishte ditë tepër të mira por dhe të tjera që shkuan shumë keq.Kuptova që për të arritur majat duhet të rrëzohesha. Për tu rritur,më duhej shërim. Për të ndjerë lumturi,duhet të ndjeja dhimbjen si fillim. Ky vit ishte një zgjim shpirtëror për mua. Mësova që jo çdo gjë ka vlerë në jetë,por kanë ato në të cilat mbahem më fort. Këtë vit luftova me veten time. Dhe pas kësaj lufte,mbijetova.
Ju uroj nga zemra gëzuar festat dhe shpresoj që të bëni atë çfarë ndjeni!Thuaji vetes që mund ta bësh!
Ju dua,tinkerbells-at e mi ”
https://www.instagram.com/p/CYKJkdYt8XY/?utm_medium=copy_link