Në hapat e mami Xhensilës, momenti kur Ajka këndon hitin e famshëm Despacito (VIDEO)

Ajka, vajza e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut është kthyer në një ndër fëmijët më të komentuar. Dyshja e famshme ndan shpeshherë momente nga përditshmëria me vogëlushen e tyre.

Së fundmi, ka qenë Xhensila e cila ka ndarë disa video në Instastory, ku shihet Ajka duke kënduar.

Si duket Ajka është një adhuruese e hitit të famshëm botëror Despacito, pasi shihet duke kënduar me një mikrofon në dorë ndërsa e shoqëron këngën dhe me kërcim.

“Uau sa bukur” thotë këngëtarja e cila po filmon të bijën.

Xhensila duhet të jetë krenare për të bijën pasi siç duket ka talent në muzikë.