Në gjendje të rënduar, Shakira shfaqet për herë të parë pas tradhtisë së Pique

Këngëtarja e njohur, Shakira është fotografuar për herë të parë pas publikimit të lajmit se është ndarë nga bashkëshorti i saj Gerard Pique.

Ajo u shfaqte teksa udhëtonte për në shtëpinë e saj në Barcelonë.

Me një grim minimal dhe në gjendje të rënduar, Shakira nuk arriti të buzëqeshte teksa po shkonte drejt shtëpisë.

Gerard dhe Shakira konfirmuan fundin e martesës së tyre 11-vjeçare muajin e kaluar.

Dyshja, të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi.

Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”