Situata “e pangushëllueshme” në të cilën u përfshi Alec Baldwin ka bërë që aktori të heqë dorë nga projektet e tjera. Gjatë xhirimeve të “Rust”, ai qëlloi me armën skenike kineasten, duke i marrë kështu jetën asaj dhe duke plagosur regjisorin.
Burime për People bëjnë me dije se tani për tani, Alec ka pezulluar çdo lloj projekti dhe i duhet të marrë kohë për t’u fokusuar tek vetja.
“Kështu ai i trajton kohët e vështira. Sa herë që ndodh diçka e keqe, në një afat të shkurtër, ai largohet nga sytë e publikut. Ai ishte i pangushëllueshëm për orë të tëra pas të shtënave. Të gjithë e dinë se ky ishte një aksident, por ai është absolutisht i shkatërruar”, janë shprehur burime për “People”.
Thuhet se pas tragjedisë për orë me radhë aktori ka shfaqur shenja histerizmi, trishtimi dhe shoku në një mënyrë që s’mund ta ngushëlloje.
Kineastja Halyna Hutchins ndërroi jetë pasi Baldwin e qëlloi në krahëror gjatë xhirimeve për filmin “Rust”. Ndërkohë, përveç mesazheve ngushëlluese prej Hollywood-it dhe të gjithë atyre që kishin punuar me të ndjerën, është hapur një llogari GoFundMe ku deri tani janë mbledhur rreth $172000.