Ditën e djeshme në rrjetet sociale, qarkuloi një formualar, në të cilin fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2” për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës.
Ndaj sot, lidhur me këtë çështje, ka reaguar Bashkia e Tiranës, për të sqaruar se ai nuk është formulary zyrtar. Sipas Bashkisë, në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake-news.
“Sipas Bashkisë së Tiranës, në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake neës. Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.”- thuhet në reagimin e Bashkisë.
Ndërkohë, edhe Blerina Spahiu, psikologe e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve tha:
“Nuk është një formular zyrtar i dalë nga drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve. Formularët e vetëm që shpërndahen nga ana e drejtuesve dhe institucioni jonë kanë logon. Nuk ka vulën tonë. Mesa kuptoj dhe nga fotoja është një tip pyetësori për të të realizuar një doktoraturë, mbrojtje teze”.
Burimi: /News31