Arbana Osmani është padyshim ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.
Gjatë puntatës finale të “Big Brother”, ajo dha edhe lajmin e mirë teksa tha se është në pritje të ëmbël për herë të tretë.
Pasi kreu disa udhëtime, Arbana është rikthyer në Tiranë, ku kalon ditët mes angazhimeve dhe pritjes së ëmbël.
Moderatorja së fundmi është fotografuar në shoqërinë e nënës së saj rrugës së kryeqytetit teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë që Arbana është nënë e dy djemve, ndërsa tani është në pritje të një vajze.