Prej disa javësh Tayna është duke publikuar këngët e albumit të saj “Bipolar”, nga i cili kanë mbetur edhe disa videoklipe pa publikuar.
Në ditët e fundit të vitit 2022, reperja ka dashur t’i drejtohet publikut të saj duke i dhuruar “pak energji të mirë”.
Ndër të tjera, Tayna shprehet se është e lumtur që ajo ka ndihmuar në çdo mënyrë që fansat e saj të jenë të lumtur dhe të besojnë te vetja.
Postimi i plote
“Të gjithë kanë momentet e tyre të këqija edhe ata të cilët kanë një vetëbesim shumë të lartë. Por, mësoni të mos jeni aq të ashpër me veten dhe gjithmonë kini besim se gjithçka po ndodh për të mirën tuaj, pavarësisht se sa e vështirë është ta besoni. Më e rëndësishmja, besoni në veten tuaj! Ajo që ju mendoni për veten tuaj është i vetmi mendim që ka rëndësi në fund të ditës sepse është jeta juaj. Ju dua të gjithëve dhe jam e lumtur që ju kam ndihmuar në ndonjë mënyrë. Ndjeva nevojën për t’ju dërguar të gjithëve pak energji të mirë në fund të këtij viti”.