Në ditëlindjen e tij, Stresi poston foton e parë me të dashurën e re

Reperi Stresi ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes jo vetëm sa i takon projekteve muzikore, por dhe jetës sentimentale.

Ai ka qenë i martuar me Kejsin, me të cilën u nda dhe qëndroi pjesë e portaleve për një kohë të gjatë pasi marrëdhënia e tyre ishte shume komplekse.

Së fundmi u përfol dhe për një marrëdhënie me një vajzë e cila ishte pjesë e klipit të tij, por reperi mohoi gjithçka.

Në 35 vjetorin e tij, Stresi zgjodhi të postojë në Instastory ku duket i kapur përdore me një vajzë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për partneren më të re të këngëtarit, i cili publikoi për ditëlindje dhe këngën e tij më të re me Flor Banën të titulluar “Coco”.