Ditelindja e Monika Lubonjes ishte me date 13 Prill, por aktorja kishte vendosur te organizonte nje feste te madhe diten e sotme.
Te pranishem ishin shume miq te saj e gjithashtu pjesmarres te “Big Brother VIP”, mirepo nuk kaluan pa u vene re edhe mungesat.
Nder personat qe mungonin ishin edhe Donaldi me Ilirin, megjithese ata zune nje vend te vecante ne ditelindjen e Monikes.
Ne murin e madh te ambientit festiv, Monika kishte vendosur qe te shkruante:
“Bakllava, Kadaif dhe Monika”
Kjo shprehje e ka shoqeruar Moniken pothuaj gjate gjithe rrugetimit te saj ne shtepine e BBV, pasi ajo asnjehere nuk e percaktonte nese bente pjese ne grupin e Ilirit apo Donaldit, ndaj dhe i drejtoheshin duke i thene se e mban njeren dore ne bakllava e tjetren ne kadaif, pra e mbante mire me te dy.