Kylie Jenner dhe Travis Scott ndanë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram se kishin vendosur të ndryshonin emrin e djalit të tyre të vogël, sepse ndjenin se nuk ishte emri i duhur për të.
Ylli 24-vjeçar shkroi se fëmija i saj i dytë nuk quhej më Wolf. Një burim zbuloi për “People” se: “Kylie dhe Travis e pëlqyen shumë emrin Wolf, por pasi djali i tyre erdhi në jetë, ndjenë sikur emri nuk i përshtatej atij. Ata donin të zgjidhnin emrin e përsosur për të”.
“Kylie do ta zbulojë emrin e tij kur të jetë gati”, shtoi më tej burimi. Ndërkohë fansat janë të bindur që Kylie vendosi ta ndryshojë emrin e të birit sepse ish-shoqja Tammy Hembrow e akuzoi atë se kishte kopjuar emrin e djalit të saj gjashtëvjeçar Wolf .
Kujtojmë që në fillim të kësaj jave Kylie ndau edhe një video në YouTube kushtuar djalit të saj dhe rrugëtimit të shtatzënisë .