Në 27 maj Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh për prezantimin e masave të reja anti-Covid. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli bëri me dije se situata epidemiologjike është e qëndrueshme dhe shtoi se “ndihet efekti i vaksinimit”. Kjo solli dhe lehtësimin e masave.
Nga 1 korriku, ora policore shtyhet në orën 24:00 – 06:00. Masat e tjera janë si më poshtë:
- – Orari për muzikën nuk ndryshon, mbetet përsëri 22:00.
- – Lejohen kampionate sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30%, sipas protokollit të Institutit të Shëndetit Publik.
- – Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencat, me kapacitet të reduktuar deri në 30% te spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.
Në fund të majit, drejtorja e Institutit, Albana Fico, tha se “pavarësisht shifrave, pandemia nuk ka përfunduar, edhe pse testet me rezultate pozitive mbetet të ulëta”.
“Është e rëndësishme të vazhdojmë të mbajmë maskat, të ruajmë distancën dhe higjienën, shtoi ajo.