Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmina dhe këngëtari Ardian Bujupi janë përfolur prej kohësh tashmë se janë në një lidhje me njeri-tjetrin, nisur nga fotot dhe videot e tyre që kanë qarkulluar në rrjet.
Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë, Jasmina tha se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë hermetike dhe mos të ndajë më detaje me publikun.
Ajo nuk i mohoi shkëndijat më këngëtarin duke thënë se nuk kanë patur komplekse me njëri-tjetrin.
Mirëpo, nga ana tjetër, një reagim më i qartë duket se ka ardhur nga ana e këngëtarit.
Burime të afërta me këngëtarin thanë për “Indeksonline” se artisti nuk është në një lidhje dashurie, duke mohuar lajmet që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve.
“Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën as me këdo tjetër. Ai është ‘single”, tha burimi duke shtuar se momente e nxheta mes dyshes kanë ndohur gjatë xhirimieve të klipit të tij.