Mbështetja që Luiz Ejlli mori sot pas gjithçkaje që i ka ndodhur në “Big Brother”, teksa dhjetra njerëz u grumbulluan para Top Channel, ka marrë mjaft reagime në rrjet, edhe prej personazheve të njohur, me disa që kanë parë anët pozitive e të tjerë gjithçka çfarë shkon keq me këtë organizim.
Mënyrat e interpretimeve janë të shumta, megjithatë një reagim që ka tërhequr vëmendjen është ai i ish-banores së “BBV”, Einxhel Shkira, e cila ka analizuar në mënyrën e saj atê që ka parë sot.
Moderatorja nuk nguron t’i quajë protestuesit e sotëm si “njerëzit pa halle” dhe të futen pak më thellë në mënyrën si mendojnë e veprojnë.
Nga ana tjetër, Dj Dagz përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram publikoi një video ku tregoi për banorin që ai po përkrah këtë vit.
Ai u shpreh se ka marrë pafund mesazhe për të treguar të preferuarin e tij, ku nuk nguroi të tregojë se ai është këngëtari Luiz Ejlli.
DJ tha se e ka dëgjuar Luizin që e ka përmendur disa herë brenda shtëpisë dhe ai si ‘gjithë shqiptarët’ është në përkrahje të Luizit.
“Përshëndetje të gjithvë, shpresoj që jeni duke e kaluar një ditë shumë të bukur, e di që ndoshta po habiten se nuk është natyrë e imja të bëjë video-reagime për situata aktuale, por meqë më kanë ardhur pafund mesazhe në lidhje me preferencat e mia në Big Brother, pyetje rreth Luizit se e kam parë që më ka përmendur shumë shpesh brenda, dhe jo duke u bazuar vetëm në ngjarjet e fundit se Big Brother është një lojë shumë e gjatë, por në tërësi edhe unë si gjithë shqiptarët, forca Luiz”, ka thënë DJ Dagz.