Duket se urrejtja e nje pjese te publikut ndaj Beatrix Ramosaj vazhdon ende te shfaqet.
Perpos videos qe publikoi pak dite me pare teksa me lot ne sy fliste per bullizmin, diten e sotme Beatrix ka bere publike bisedat me nje nga ndjekeset bullizuese.
Ne mesazhet e publikuara duket se ndjekesja e ofendonte cdo dite Beatrixen duke i derguar mesazhe urrejtje ne inbox-in e saj, madje per t’u habitur eshte fakti se ajo vete e kishte kercenuar Trixen se do t’a hidhte ne gjyq per ofendime.
Kjo per shkak se, sipas saj, Beatrix e ka ofenduar ndjekesen nga llogarite e fansave, duke pretenduar se eshte dikush tjeter.
Pas ketij mesazhi kercenues te ndjekeses, Beatrix ka vendosur te beje publike emrin dhe bisedat, duke i derguar keshtu nje mesazh:
“Zgjohem pothuajse cdo mengjes me mesazhe te tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua ti them qe shpresoj nje dite Zoti t’ja pastroje zemren edhe mllefin qe ka, sepse duke e shfryre tek une nuk e ndihmon aspak dhe nuk percjell nje mesazh te mire tek familja juaj. E nese dikush do ndjeki ceshtje gjyqesore ndaj dikujt, jam une ndaj teje e dashur. Dite te mbare.”
Me te vertete shpresojme qe Beatrix t’a ndjek kete rast penalisht pasi raste te tilla bullizmi e per me teper kercenimi, nuk duhen toleruar me!