Ndjekësit revoltohen sërish me Instagramin e Kiarës, ja detaji tjetër që zbuluan dhe po ka lidhje me Luizin (Foto)

Duket se një “luftë” e madhe po bëhet në Instagramin e Kiara Titos, ose më saktë me personin që e menaxhon atë.

Pasi u bë e ditur gjatë ditës së djeshme se surpriza e Luizit për Kiarën ishte publikuar në Instagram por pa personazhin kryesor, Luizin, duket se ndjekësit kanë zbuluar një tjetër detaj.

Megjithëse Luizi dhe Kiara janë non-stop bashkë brenda shtëpisë së BBV, personi që menaxhon instagramin e moderatores nuk e ka marr aspak në konsideratë këtë gjë.

Nëse shohim listën e personave që Kiara ndjek në insta, do të vërehet se brenda saj mungon Luizi.

Epo duke ditur rëndësinë që i jepet sot rrjeteve sociale, një veprim i tillë tregon shumë.