Diten e djeshme nje rast dhune mes dy vajzave ne programin “Per’puthen”, rrembeu vemendjen dhe u komentua pafund ne rrjetet sociale.
Nje pjese e madhe e publikut u shprehen se ky veprim eshte nje turp dhe degradim, si nga ana e vajzave, por edhe nga ana e programit qe e publikuan kete ngjarje.
Perpos teleshikuesve, ngjarja nxiti edhe reagimin e personazheve publik apo ish konkurrenteve te “Per’puthen”.
Ritvana Fetahu ishte ajo qe beri nje reagim te ashper ne InstaStory, ku u shpreh se ndihet e turperuar qe ka qene pjese e nje programi te tille.
“Unë që javën e parë që jam bërë pjesë e këtij SHOW, jam penduar dhe jo pak herë jam tërhequr.
Sepse kushdo qe bëhet pjesë e atij programi, del nga vetja, e humb veten, prek ato dimensionet me te ulëta qe secili prej nesh i ka brënda vetes.
Ndjehem tepër e turpëruar që kam qenë pjesë e atij programi, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa statusi juaj përballë familjes, kolegëve, miqve.
Bëni vepra që ju bëjnë të ndiheni krenar për atë që jeni! Dhe ajo periudhë sështë dicka me të cilën unë krenohem.
E paprecedentë që disa të rinjve iu krijohen rrethanat që të konfliktohen dhe mediat me fuqinë e tyre e publikojnë pa asnjë përgjegjshmëri.
Dhuna duhet të dënohet me ligj! Qoftë ajo morale, qoftë ajo fizike.”
Gjithashtu ish konkurrentja tjeter, Antonia Gjoka beri nje postim ironizues direkt pas situates se ndodhur.
“-Pse po jeton?! -Per pak klikime….2022”