Armina Mevlani pasi pushtoi të gjitha ballinat e medias rozë me dasmën e saj unike, i është kthyer jetës dhe përditshmërisë me punët dhe angazhimet e saj.
Së fundmi blogerja e njohur ka realizuar një bisedë interesante me ndjekësit duke zbuluar detaje dhe pamje shumë interesante nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj.
Një komentues ka dashur te dije më shumë mbi moderatoren si vajzë e vogël, çfarë pëlqente të bënte. Dhe Armina sigurisht që i është përgjigjur duke ndarë edhe një foto në vitet e fëmijërisë.
Krahas imazhit blogerja shkroi: “Më pëlqente shumë të luaja me Barbie, t’i qepja veshje. Adhuroja filmat dhe të shkoja në kinema. Isha dashuruese e muzikës dhe dëgjoja Mtv çdo ditë. Këtu psh isha tek koncerti i Bojken Lakos. Vdisja t’i lyeja flokët me blu.”
Tutje ajo ka folur edhe për adoleshencën e saj duke zbuluar se kishte vetulla të trasha por mamaj nuk e linte që t’i hiqte deri sa mbushi 15 vjet.
“Këtu ndihesha shumë e shëmtuar. 13 vjeçe, ndërkohë që mami im më ka lejuar t’i heq vetullat 15 vjeç. Ato ishin shumë të trasha dhe unë mezi prisja të bëhesha 15 që të bëja make-up dhe të hiqja vetullat,”-shkroi Armina.
Përmes disa fotografive të tjera Armina ka zbuluar ndryshimin që ka pësuar ndër vite.