Dyshja e njohur e showbiz-it, Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo i kanë dhënë fund fejesës së tyre.
Lajmin e konfirmoi këngëtari italian përmes një postimi në Instagram.
“Para 3 vitesh njoha njeriun më të mrekullueshëm. Atë ditë jeta ime ndryshoi përgjithmonë, jam pafundësisht mirënjohës për çdo moment të kaluar së bashku. Ishte një eksperiencë e bukur të isha krah saj. Me këtë person mësova çfarë është dashuria. Mbaj mend çfarë më tha herën e parë që jemi takuar. Më tha: ‘Sa i bukur je’. ‘Jo nuk jam’-i thashë unë. ‘Nëse nuk me lë të të komplimentoj nuk do të funksionojë mes nesh’-ma kthehu. Me të mësova të dua veten, të ndihem i bukur dhe të pranoj të metat e mia. Vetëm zoti e di sa njerëz kam lënduar me këtë ego-n time. Tani jam gati për një kapitull të re në jetën time. Dhimbja do të jetë ‘mësuesi’ im siç dashuria ishte. Të bini në dashuri është gjëja më e bukur që mund t’ju ndodhë. Marrëdhëniet nisin dhe përfundojnë. I uroj vetëm më të mirën këtij personi dhe do të jem gjithmonë pranë saj. Të dua!”
https://www.instagram.com/p/CeUc3lHPPdw/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Sipas ‘People’, dyshja u nda miqësisht. Një burim i brendshëm tha për gazetën se:
Oraret e tyre kontradiktore çuan në një kohë të gjatë larg, që përfundimisht rezultoi në ndarje.
Mascolo, 28 vjeç, i propozoi Thorne, 24 vjeçe, në mars 2021 pas gati dy vitesh lidhje. Të dy filluan së pari të shoqëroheshin në prill 2019, disa ditë pasi Thorne njoftoi ndarjen e saj nga reperi Mod Sun.